Asfaltimi i rrugës “Lah Nimani” po shkon drejt fazës finale
2024/09/30 - 9:03
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri, ka ndjekur nga afër punimet e asfaltimit të rrugës “Lah Nimani”, e cila do të transformojë pamjen e qytetit.
Sot është vendosur edhe shtresa e dytë e asfaltit, duke i dhënë një pamje të re kësaj rruge, e cila ka pasur vështirësi në qarkullim për vite me radhë.
Për të përfunduar këtë projekt, mbeten vetëm dy prona që do të trajtohen dhe qeverisja lokale është e angazhuar t’i zgjidhë këto çështje në mënyrë që të mos shkaktojnë më probleme për qytetarët.
Nënkryetari Tahiri ka theksuar se, megjithëse trajtimi i rrugëve të qendrës ka pasur sfida të shumta, investimi ka qenë i vlefshëm dhe Mitrovica do të marrë një pamje krejt tjetër.