Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani bisedoi me pronarët e barnatoreve

2019/02/05 - 4:45

Drejtoresha e Shëndetësisë Erseka Hasanaj Barani, së bashku me drejtorin e Inspeksionit, Hysni Ahmeti, kanë mbajtur një takim me pronarët e barnatoreve të qytetit, me qëllim të vendosjes së rregullit në mënyrë që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë me nivel më të lartë.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të pranishmit të njoftohen me rregulloren e miratuar në Kuvendin Komunal me ndryshim/ propozimin për caktimin e orarit të punës së këtyre barnatoreve dhe orarin e kujdestarisë për ditën e diele.

Me këtë rast, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, njoftoi të pranishmit se me ndryshimin e rregullores e cila është miratuar në Kuvendin Komunal, barnatoret do të punojnë deri në ora 22:00, si dhe është aprovuar edhe çështja e kujdestarive për ditën e diele.

Po ashtu drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, tha se nga dita e djeshme kemi lëshuar njoftimin për respektimin e orarit të punës të subjekteve afariste, gjithmonë duke u bazuar në Rregulloren Komunale Nr.03/2014, duke thënë se nëse nuk respektohet orari i punës subjektet afariste do të gjobiten.