Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtori Feka vizitoi Panairin Ndërkombëtar EXPOKOS

2023/05/19 - 3:00

Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, z.Elvis Feka, sot ka vizituar bizneset pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar EXPOKOS të cilat përmes drejtorisë që ai drejton janë pjesë e panairit.
Bizneset të cilat po promovohen në këtë panair me qëllimin kryesor në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të tyre janë Tiki Mosaik, Interplast, Regina Colori, Mitro Plast dhe Izo Spray Coating.
Drejtori Feka, iu ka uruar suksese gjithë pjesëmarrësve në këtë panair tejet të rëndësishme për qytetin e Mitrovicës.
Të gjithë pjesëmarrësit e kanë falënderuar drejtorin për vizitën dhe mbështetjen në këtë panair.