Drejtori Shabani viziton Repartin e Hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”
2023/03/15 - 2:52
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi z. Fahri Shabani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorja profesionale, Arbenita Mustafa dhe kryeinfermierja e QKMF-së, Meleqe Morina, vizitoi Repartin e Hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” të Mitrovicës, ku u mirëpritën nga Dr. Luljeta Zhubi – Buqinca, drejtoreshë ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Bashkim Hasani, shef i Repartit të Hemodializës dhe drejtor mjekësor i spitalit.
Me këtë rast, drejtori Shabani dhe bashkëpunëtorët e tij të shoqëruar nga Dr. Bashkim Hasani dhe personeli shëndetësor i Repartit të Hemodializës bashkëbiseduan me qytetarët që marrin shërbimin e hemodializës në këtë repart me ç ‘rast u interesua për ecurinë e trajtimit, shërbimin e transportit që është obligim i Drejtorisë për Shëndetësi.
Drejtori Shabani i ftoi qytetarët që marrin shërbimin e hemodializës që të aplikojnë në programin e Drejtorisë për Shëndetësi për subvencionimin e shpenzimeve për barna dhe trajtime mjekësore.
Po ashtu drejtori Shabani falënderoi menaxhmentin e spitalit dhe personelin shëndetësor të Repartit të Hemodializës për kujdesin maksimal, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në shërbim të qytetarëve.