Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtoria e Inspekcionit kërkon nga bizneset afariste që të vendosin flamurin e origjinës sipas produktit

2019/01/11 - 4:17

 Drejtoria e Inspeksionit pranë Komunës së Mitrovicës, njofton të gjitha subjektet afariste se duke u bazuar në Ligjin  Nr. 03/L-181 “Për Inspektoratin e Tregut” , Ligjin Nr. 06/L-034 ” Për Mbrojtjen e Konsumatorit” neni 16,  dhe Udhëzimit Administrativ Nr. 20/2018 “Për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimit të flamurit mbi origjinën e produktit“, kërkon nga bizneset të cilat afarojnë në Komunën e Mitrovicës  që të vendosin flamurin e origjinës të produktit sipas  Udhëzimit Administrativ Nr. 20/2018 Për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimit të flamurit mbi origjinën e produktit .

 Madhësia e Flamurit që tregon origjinën e produktit duhet të  vendoset në anën e majtë  të çmimit të shitjes jo me larg se  një  centimetër nga çmimi i produktit. Madhësia duhet  të jetë në proporcion me çmimin e produktit, në asnjë rast madhësia e flamurit që tregon origjinën e produktit të shtetit nuk duhet të jetë më e vogël se katër  centimetra  gjerësi dhe dy centimetra lartësi.

Forma e flamurit duhet të jetë drejtkëndore e vendosur në mënyrë të qartë dhe të jetë gjithmonë i dukshëm për konsumatorin dhe duhet të figurojnë flamuri me  ngjyrat  e vendit përkatës të origjinës.

Në rast se Operatorët Ekonomik nuk zbatojnë dispozitat e cekura më lartë, Drejtoria për Inspekcion  do të jetë e obliguar që jo vetëm të shqiptoj masa ndëshkuese konform ligjeve dhe rregulloreve të aprovuara por edhe do të ndërmerr masa ligjore duke ndaluar zhvillimin e veprimtarisë të biznesit, deri në eliminimin  e parregullsive në tërësi. Afati për mënjanimin e parregullsive do të jetë deri me 25.01.2019.