Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale siguron strehim për familjen Cerroviku

2019/01/10 - 4:28

Në këtë stinë të ftoftë dimri, drejtoria e Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenieje Sociale, i ka dal në ndihmë të enjten familjes Cerroviku, duke i ia siguruar strehimin e përkohshëm, deri në një zgjedhje të përhershme.
Në fjalën e saj drejtoresha Kërveshi, bëri të ditur se në qytetin e Mitrovicës është një numër i madh i familjeve që jetojnë me gjendje të rënda sociale. Ajo shtoj, se me gjithë buxhetin e kufizuar, drejtoria që ajo udhëheq, ka gjet mundësinë që familjes Cerroviku, t’i bëjë një zgjidhje të përkohshme duke ju i siguruar strehimin e nevojshëm për këtë sezone dimërore.
“Duke marrë parasysh faktin që synimi jonë kryesor është tu dalim në ndihmë të gjitha familjeve me gjendje të rëndë sociale, ndonëse mundësitë financiare i kemi të limituara për tu ofruar një mirëqenie më të mirë të gjitha atyre që kanë nevojë, ne kemi gjetur mundësitë që sot që ti dalim në ndihmë familjes Cerroviku duke ju ofruar strehim të përkohshëm. Mirëpo, dëshira jonë është që sa më parë tu dalim në ndihmë edhe familjeve tjera që kanë nevojë, prandaj edhe bëjë apel tek të gjithë ato biznese dhe njerëz vullnet të mirë që të solidarizohen me familjet e këtilla duke ju ndihmuar materialisht për të siguruar strehimin e nevojshëm dhe të përhershëm”, tha ndër të tjerash drejtoresha Kërveshi.
Me këtë rast kryefamiljari Bashkim Cerrviku, u shpreh tejet mirënjohës për mbështetjen që i ka dhënë drejtoria komunale, që sa do pak ua kanë lehtësuar jetën atyre. Ai shtoj se ëndrra e vetme për ta është që sa më parë tu dal në ndihmë ndonjë bamirës atyre dhe ta sigurojnë vendbanimin e përhershëm për ta.