Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kërkon trajtim të mirëfilltë të qenve endacakë

2019/02/12 - 4:36

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, së bashku me shefin e sektorit për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni, sot kanë pritur në takim përfaqësuesin nga Policia, përfaqësuesin e Shoqatës së Gjuetarëve dhe përfaqësuesin nga Drejtoria e Inspeksionit, me të cilët kanë diskutuar lidhur me shqetësimet e qytetarëve nga qenët endacakë në qytetin e Mitrovicës.

Në fjalën e tij drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, tha se prezenca e qenve endacakë është problem jo vetëm në qytetin tonë por është në nivel nacional, prandaj duhet të ndërmerren masa konkrete për trajtimin e këtij problemi, pasi që po paraqet rrezik të madh për të gjithë banorët duke marrë parasysh edhe kërkesat e shumta të tyre drejtuar komunë sonë.

Me këtë rast, drejtori Bahtiri ka kërkuar që të ngritët si çështje e rëndësishme trajtimi i qenve endacake nga operatori i kontraktuar nga AVUK-u, e cila kjo dukuri vazhdon të mbetet një prej shqetësimeve kryesore, pasi numri i madh i qenve, është rrezik potencial për sigurinë fizike dhe shëndetësore, duke kërkuar gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë sa i përket kësaj problematike.