Drejtoria për Shëndetësi bënë ekzekutimin e subvencioneve për 101 qytetarë të Komunës së Mitrovicës
2024/11/19 - 11:18
Sot është bërë ekzekutimi i mjeteve financiare për qytetarët e Komunës së Mitrovicës, të cilët kanë parashtruar kërkesa për ndihmë financiare për përballimin e shpenzimeve për barna dhe trajtime mjekësore, në kuadër të Drejtorisë për Shëndetësi.
Numri i qytetarëve të cilët kanë përfituar ka qenë 101 qytetarë, në vlerën totale prej 15,010.00 Euro.
Drejtori i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi z.Fahri Shabani deklaroi se kjo është pjesa e tretë e subvencionimeve , që Drejtoria për Shëndetësi ka ekzekutuar gjatë vitit 2024.
Drejtori Shabani shtoi se numri total i qytetarëve të subvencionuar gjatë këtij viti është 1084 qytetarë ndërsa shuma totale e mjeteve është 114,010.00 € e kjo është mundësuar falë përkrahjes dhe rëndësisë së veqantë ,që qeverisja e z Bedri Hamza ka për sektorin e shëndetësisë.
Po ashtu drejtori Shabani potencoi se Drejtoria për Shëndetësi dhe Komuna e Mitrovicës përveq ofrimit të shërbimeve shëndetësore të Kujdesit Parësor, furnizimit me barna esenciale, po arrin që dhe nga kategoria subvencione dhe transfere, të ju dal në ndihmë qytetarëve që kanë probleme shëndetësore, me mjete financiare.