Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca dhe Zjarrfikësit në Mitrovicë shpërndajnë ujë për qytetarët

2024/11/30 - 2:52

Pas situatës së krijuar në Varag të Zubin Potokut, ku është dëmtuar kanali i ujit në “Ibër Lepenc”, Komuna e Mitrovicës ka ndërmarrë masa emergjente për të ndihmuar qytetarët.
Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, z. Bahtir Maxhuni, së bashku me Njësitë e Zjarrfikësve, gjatë ditës së sotme kanë shpërndarë ujë në disa lokacione të qytetit të Mitrovicës, respektivisht në qendër të qytetit dhe në rrugën “Ali Zeneli”.
Uji i shpërndarë është i përshtatshëm vetëm për përdorim higjienik dhe nuk rekomandohet për konsum të pijshëm.
Komuna e Mitrovicës mbetet e mobilizuar për të përmbushur çdo kërkesë dhe për të ndihmuar qytetarët në këtë situatë të vështirë.