Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Është mbajtur trajnimi dy ditor për dhënien e ndihmës së parë për stafin e Institucionit Parashkollor “Gëzimi ynë”

2024/07/05 - 9:29

Për dy ditë me radhë në Institucionin Parashkollor “Gëzimi ynë” në Mitrovicë është realizuar trajnimi për ofrimin e ndihmës së parë për edukatoret, stafin teknik dhe administrativ të këtij institucioni për të fuqizuar aftësitë dhe shkathtësinë e personalitetit të I.P “Gëzimi ynë” për të ofruar ndihmën e parë në çfarëdo rrethane që rrezikohet shëndeti i fëmijëve.
Ky aktivitet është organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Institucioni Parashkollor “Gëzimi ynë”, ndërsa është zhvilluar nga dy infermierët e QKMF-së, të trajnuar për ofrimin e trajnimit për dhënien e ndihmës së parë z. Sokol Haliti, kryeinfermier në Departamentin e Mjekësisë Familjare në QKMF dhe z. Bajram Rama, kryeinfermier i Qendrës së Mjekësisë Familjare – Bair 2.
Trajnimi u prit me shumë interesim nga personeli i I.P. “Gëzimi ynë”. Drejtoresha e I.P. “Gëzimi ynë”, znj.Besana Shehaj Latifi, tha që ky trajnim është i mirëseardhur për personelin e I.P. “Gëzimi ynë” dhe do të ketë ndikim pozitiv në sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve të këtij institucioni parashkollor.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi z.Fahri Shabani, vlerësoi rëndësinë e veçantë të këtij aktiviteti dhe falënderoi drejtoreshën e I.P. “Gëzimi Ynë” znj.Besana Shehaj Latifi, zyrtaren për Shëndetësi në DSH, znj. Arbenita Mustafa Jonuzi dhe dy infermierët e QKMF-së, z. Sokol Haliti dhe z. Bajram Rama për angazhimin e tyre që ky aktivitet të realizohet me sukses.
Drejtori Shabani shtoi se Drejtoria për Shëndetësi dhe gjithë ekipi i Kujdesit Parësor Shëndetësor të Mitrovicës janë të përkushtuar që krahas ofrimit të shërbimeve shëndetësore në QKMF, QMF dhe AMF, të angazhohen edhe në zbatimin e politikave preventive dhe aktiviteteve për ndërgjegjësimin, fuqizimin dhe pjesëmarrjen e komunitetit në mbrojtjen dhe avancimin e shëndetit publik.