Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Ka filluar projekti i trajnimit të nxënësve të shkollave të mesme të Mitrovicës për dhënien e ndihmës së parë

2023/05/24 - 3:30

Në shkollën e mesme të lartë të mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”, ka filluar trajnimi i nxënësve për dhënien e ndihmës parë, kurse në ditët e ardhshme do të vazhdojë edhe në shkollat e tjera të mesme të larta të Mitrovicës.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit të Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega në Mitrovicë, që është mbështetur nga Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Mitrovicës. Në kuadër të projektit do të organizohet trajnim i disa grupeve të nxënësve për dhënien e ndihmës së parë në të gjitha shkollat e mesme të larta të Mitrovicës.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, në hapje të aktivitetit deklaroi se njohuritë dhe shkathtësitë për dhënien e ndihmës së parë janë shumë të dobishme dhe të nevojshme sepse gjatë jetës dhe aktiviteteve të përditshme në mund të gjendemi në situata dhe rrethana kur është e domosdoshme dhënia e ndihmës së parë.