Komuna e Mitrovicës bënë ekzekutimin e subvencioneve për 599 qytetarë të Mitrovicës
2024/09/26 - 9:40
Drejtoria për Shëndetësi njofton se dje është bërë ekzekutimi i mjeteve financiare nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, për qytetarët e Komunës së Mitrovicës, të cilët kanë parashtruar kërkesa për ndihmë financiare për përballimin e shpenzimeve për barna dhe trajtime mjekësore.
Gjatë muajit prill është bërë pagesa për grupin e parë të kërkesave të parashtruara në Drejtorinë për Shëndetësi për 400 qytetarë në vlerë prej 43,000.00 euro, ndërsa gjatë ditës së djeshme është ekzekutuar kontingjenti i dytë për 599 qytetarë përfitues, në vlerë totale prej 57,800.00 euro.
Drejtori Shabani deklaroi që edhe këtë vit Komuna e Mitrovicës nga të hyrat vetanake ka subvencionuar për mbulimin e shpenzimeve në barna dhe trajtime mjekësore gjithsej 999 qytetarë në vlerë totale prej 100,000.00 euro.
Drejtoria për Shëndetësi, përveç ofrimit të shërbimeve shëndetësore të Kujdesit Parësor, furnizimit të mirë me barna esenciale, po arrin që edhe nga kategoria subvencione dhe transfere, të iu dalë në ndihmë qytetarëve që kanë probleme shëndetësore përmes mjeteve financiare.