Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Komuna e Mitrovicës fiton Grantin e Performancës me vlerë 93,681 euro

2019/01/10 - 12:45

Komuna e Mitrovicës, është kualifikuar në mesin e 19 (nëntëmbëdhjetë) komunave më të suksesshme të Republikës së Kosovës.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me SDC/DEMOS ka përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës për vitin 2019, prandaj komuna e Mitrovicës është kualifikuar për grant dhe ka fituar shumën prej 76,525 euro.

Ndërsa Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar – SIDA bashkëfinancon Grantin e Performancës për vitin 2019 për Komunën e Mitrovicës në vlerë prej 17,156 euro.

Shuma e fituar e Komunës së Mitrovicës për Grantin e Performancës të vitit 2019 është në vlerë prej 93,681 euro.
Këto mjete, do të përdoren për projekte kapitale sipas prioriteteve të përcaktuara dhe nevojave emergjente të komunës së Mitrovicës.

Komuna e Mitrovicës shpreh falënderime ndaj MAPL, SDC/DEMOS dhe SIDA për vlerësimin gjatë procesit për Grantin e Performancës, duke u zotuar për përzgjedhjen e projekteve të qëlluara dhe të nevojshme për komunën e Mitrovicës.