Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me CDO-në

2019/02/07 - 4:24

Në ambientet e Komunën e Mitrovicës është bërë hapja e  projektit “Rritja e përfshirjes gjinore përmes kornizës ligjore dhe mekanizmave ekzistues”, implementuar nga Organizata për Zhvillim Civil (CDO) dhe përkrahur nga UNMIK.

Me këtë rast është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të Zyrtares për Barazi Gjinore Znj. Besa Veseli dhe Znj. Merita Mripa, menaxhere e projekteve nga CDO.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribuojë në përmbushjen e mandatit të mekanizmave të barazisë gjinore në komunat e Mitrovicës Jugore dhe Mitrovicës Veriore.

Nismën e këtij projekti e mbështetën, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, drejtori i Administratës, Hysen Muzliukaj, Institucioni i Avokatit të Popullit në Mitrovicë, Arbër Berisha, zyrtarë të tjerë nga drejtoritë e ndryshme në Komunën e Mitrovicës, përfaqësues nga organizatat e ndryshme lokale dhe ndërkombëtare.

Ky projekt do të përfshijë hulumtimin për barazinë gjinore në Kosovë, rasti i Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut  zhvillimin dhe botimin e dokumentit të politikave për barazinë gjinore, zhvillimin dhe publikimin e doracakut për barazinë gjinore,  prezantimin publik të dokumentit të politikave dhe doracakun.

Të pranishmit përgëzuan për iniciativën e këtij projekti, dhe uruan të vazhdojnë edhe më tutje më këto lloj projekte duke promovuar dhe mbështetur barazinë gjinore në të gjitha drejtoritë.

Edhe zyrtarja për Barazi Gjinore, Besa Veseli, falënderoi UNMIK-un për vazhdimësinë e mbështetjes tek Zyra për Barazi Gjinore duke thënë se  njëkohësisht ka qenë urë lidhëse në mes Zyrave për Barazi Gjinore në Veri dhe Jug.