Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kryetari Bahtiri priti në takim kick- boksierin e shquar Shpejtim Ahmetaj

2019/05/21 - 2:13

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim kick-boksierin me famë botërore, Shpetim Ahmetaj, i cili ishte i shoqëruar nga trajneri i klubit Muay Thai “Top Team” nga Mitrovica,  Shukri Pali.

Në këtë takim kryetari Bahtiri, ka përgëzuar sportistin e shquar, Shpejtim Ahmetaj, për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare,  i cili ka arritur të bëhet kampion i botës në Kick Box, në kategorinë Wako dhe Wku si dhe emërimin e tij në postin e kryetarit të Federatës së Muay Thai të Kosovës.

“ Ne si komunë, kemi mbështetur në përgjithësi sportin mitrovicas dhe më gjerë duke e ditur që ambasadorët më të mirë të një vendi janë vetë sportistët dhe falë rezultateve të mira, shteti i Kosovës po prezantohet anë e këndë botës”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Gjithashtu gjatë këtij takimi trajneri Shukri Pali, e ka njoftuar kryetarin Bahtiri lidhur me aktivitetet e klubit  Muay Thai nga Mitrovica, ku shumë të rinj janë bërë pjesë e këtij klubi, duke iu shmangur kështu mundësive që këta të rinj tu ekspozohen  dukurive negative, por fokusi i tyre  të mbetet gjithmonë në arritjen e sukseseve në sport.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga kryetari  Bahtiri, që talentet  e këtij klubi ti kryejnë stërvitjet në një ambient i cili i plotëson kushtet për zhvillimin e këtij sporti.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri, pa hezituar ofrojë mbështetjen e tij, duke i siguruar ata që komuna do ti marr parasysh të gjitha kërkesat sepse është interes i përbashkët rregullimi i infrastrukturës sportive për klubet dhe të rinjtë e qytetit.