Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kryetari Bahtiri u takua me biznesmenë austriak

2019/02/12 - 9:35

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim menaxherin e kozernit të çelikut në Austri, z. Kastriot Dalani dhe sipërmarrësin austriak, z. Xhevat Balaj, me të cilët ka biseduar për një projekt strategjik lidhur me shkollimin dhe trajnimin profesional të Industrisë.

Përmes këtij projekti kryetari Bahtiri dhe të pranishmit biseduan për perspektivat e mundshme, për rininë dhe fuqinë punëtore të Mitrovicës si dhe për mundësitë që ofron sa i përket arsimit dhe trajnimin profesional.

Të dy palët u pajtuan që të realizohen takime edhe në të ardhmen, ku u vlerësua se idetë për shkolla të tilla janë shumë të rëndësishme për profilizimin e të rinjve nëpër sektorë të ndryshëm në mënyrë që të inkuadrohen më lehtë në tregun e punës.