Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kryetari Bahtiri uron besimtarët ortodoks me rastin e Festës së Krishtlindjeve Ortodokse

2019/01/07 - 9:09

Të nderuar qytetarë të besimit Ortodoks,

Në emër të qytetarëve të komunës së Mitrovicës dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve ortodoks, Festën e Krishtlindjeve Ortodokse.

Kjo festë të na forcojë edhe më shumë besimin dhe dëshirën për mirësi, paqe, dashuri dhe harmoninë midis njerëzve pa dallim etnie e besimi.

Duke e vlerësuar lartë këtë ditë festive, Dita e Krishtlindjes Ortodokse le të shërbejë si ditë e cila na afron të gjithëve, ditë e tolerancës fetare dhe mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit.

Për shumë mote, Gëzuar!