Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kryetari Hamza nënshkroi kontratat me 11 doktorët e rinj të QKMF-së

2022/08/18 - 4:09

 

Në Qendrën Kryesorë të Mjekësisë Familjarë “Dr. Nexhat Çuni”, në Mitrovicë, është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të kontratave me dhjetë doktorët  e Mjekësisë së Përgjithshme dhe një doktor/specialistë i Pedodoncisë.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte kryetari  i komunës, Bedri Hamza, drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, stafi shëndetësor dhe personeli  i ri shëndetësor.

Në fjalën e tij, kryetari Bedri Hamza, fillimisht ka uruar doktorët e rinj të QKMF-së duke u dëshiruar suksese  në profesionin e tyre dhe ka shtuar se personeli shëndetësor në Mitrovicë meriton respektin më të thellë, e kjo falë punës dhe angazhimit të tyre shumëvjeçarë në trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e Mitrovicës.

“Përkulem me respekt para gjithë stafit mjekësor të QKMF-së , të cilët me punën dhe angazhimin e tyre përkundër sfidave të mëdha më të cilat përballën, po ofrojnë shërbime shëndetësorë cilësore. Si ekzekutiv me prioritet kemi trajtuar sektorin e shëndetësisë, duke shtuar buxhetin në Drejtorinë e Shëndetësisë, furnizimin e rregullt me ilaqe esenciale dhe ndërmarrjen e nismave në përmirësimin e infrastrukturës në objektet shëndetësore”, shtoj kryetari Hamza.

Më tutje kryetari Hamza ka thënë së Mitrovica do të bëhet me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare më moderne në rajon, ku të premten zyrtarisht do të bëhet edhe vënie e gurëthemelit të kësaj qendre.

Ndërsa drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, bëri të ditur se falë mbështetjes së kryetarit Bedri Hamza, gjendja në kujdesin parësor shëndetësore në vazhdimësi do të përmirësohet.