Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kryetari Hamza priti në takim Ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund

2022/09/13 - 8:41

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të cilin e falënderoi për kontributin dhe përkrahjen që i është dhënë Kosovës nga shteti Suedez, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Gjatë takimit kryetari Hamza e njoftoi ambasadorin Westerlund për prioritetet e qeverisjes lokale dhe nismat e ndërmarra në fushën e ekonomisë dhe realizimin e projekteve të cilat do të sigurojnë mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Ndërsa, ambasadori suedez, Jonas Westerlund e falënderoi kryetarin Hamza për pritjen si dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit me Mitrovicën, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e barazisë gjinore.
Nga ky takim, të dy palët u zotuan për të bashkëpunuar më tutje për të forcuar lidhjet ekonomike ndërmjet të dy vendeve.