Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kryetari Hamza priti në takim Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërie Nagavcis

2022/08/23 - 5:42

 

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, së bashku me drejtoreshën për Arsim në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, ka pritur në takim Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Gjatë këtij takimi është biseduar për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor dhe politikat e reja në sektorin e arsimit.

Me këtë rast, kryetari Hamza njoftoi ministren Nagavci lidhur me përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri duke shtuar se Komuna e Mitrovicës prioritet ka fushën e arsimit, ku investimet kapitale në buxhetin e vitit 2022 në këtë fushë janë rritur krahasuar me vitet paraprake.

“Janë pesë shkolla në Komunën e Mitrovicës që i janë nënshtruar procesit të renovimit, si Shfmu “Eqrem Çabej”, “Elena Gjika”, “Skënderbeu”, Shkolla e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina”, Shkolla e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani”, kopshti i fëmijëve “Gëzimi Ynë”, ka theksuar kryetari Hamza.

Kurse, ministrja Nagavci njoftoi për politikat e reja të arsimit të hartuara nga Qeveria e Kosovës, ligjin e pagave, investimet në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, licencimin e mësimdhënësve dhe masat që janë ndërmarrë për përmirësimin e cilësisë në shkolla.

Kryetari Hamza dhe ministria Nagavci u dakorduan për thellim të bashkëpunimit institucional, me qëllim të përmirësimit të gjendjes në sektorin e arsimit.

Ndërsa gjatë takimit të kryetarit Hamza dhe ministres Nagavci me drejtorë të shkollave dhe mësimdhënës u diskutua lidhur me infrastrukturën shkollore, ligjin e pagave, rritjen e stafit mbështetës dhe kushtet e punës.