Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kryetari Hamza viziton rezervuarët e ujësjellësit dhe thekson rëndësinë e sigurisë dhe normalitetit

2024/11/30 - 3:08

 

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, vizitoi rezervuarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” për të parë nga afër gjendjen dhe progresin në sanimin e dëmeve.

 

Hamza falënderoi zyrtarët e angazhuar në vendngjarje për punën e tyre të palodhshme dhe shprehu mirënjohjen për qytetarët, të cilët po tregojnë durim dhe mirëkuptim. Ai falënderoi gjithashtu mediat për raportimin korrekt dhe partnerët ndërkombëtarë për reagimet e shpejta dhe të vendosura në lidhje me situatën në veriun e vendit.

 

Kryetari Hamza theksoi se siguria e qytetarëve, infrastruktura publike, ruajtja e rendit dhe rikthimi i normalitetit janë prioritete absolute për të gjithë.