Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, uron Festën e Kurban Bajramit

2024/06/18 - 9:09

Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Kurban Bajramit.
Kjo festë që i bashkon familjet, miqtë dhe njerëzit në nevojë, duke hapur zemrat dhe dyert e shtëpive për njëri-tjetrin, nxjerr në pah edhe vlerat e shoqërisë.
Solidarizohemi, përkujdesemi dhe e mbështesim njëri-tjetrin, duke treguar bujari, fisnikëri dhe tolerancë, si vlera të përhapura mes nesh. Të pandarë, duke i kultivuar këto vlera, duke u angazhuar për të mirën e përgjithshme, kudo e kurdo, ne e krijojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë.
Shumë gëzime, mirësi e begati për ju dhe familjet tuaja!