Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Miratohet Plani për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Shërbimet Sociale në Komunën e Mitrovicës

2024/11/29 - 2:42

 

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale të Mitrovicës, u miratua Plani i Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara, një iniciativë nga Down Syndrome dhe Drejtoria për Mirëqenie e që është mbështetur nga UNICEF, në partneritet me USAID. Ky plan ka për qëllim sigurinë e shërbimeve cilësore për individët me aftësi të kufizuara, duke siguruar mbështetje institucionale dhe promovimin e të drejtave të tyre në fusha të ndryshme, përfshirë punësimin, arsimin dhe shërbimet shëndetësore.

 

Njëkohësisht, u miratua dhe Plani i Veprimit për Shërbime Sociale dhe Familjare, i mbështetur nga Save the Children Kosova dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Ky plan fokusohet në forcimin e familjeve, rritjen e aksesit në shërbimet sociale dhe luftimin e dhunës në familje.

 

Këto iniciativa pasqyrojnë angazhimin e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe për të krijuar mundësi për një jetesë të dinjitetshme për të gjithë qytetarët e komunës. Komuna e Mitrovicës është e përkushtuar të vazhdojë punën në realizimin e këtyre planeve dhe arritjen e objektivave të saj për të ndihmuar në krijimin e një komuniteti më të shëndetshëm