Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

QPS në Mitrovicë mban ligjërata vetëdijësuese për nxënësit

2024/06/07 - 10:30

Qendra për Punë Sociale në Mitrovicë duke u mbështetur në planin e saj të punës dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale, Drejtorinë e Arsimit, dhe në koordinim me akteret e tjerë ndërveprues si Gjykata Themelore në Mitrovicë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Policia e Kosovës dhe organizatën Center for Eduction and Community Development – Friends kanë mbajtur ligjërata në disa shkolla të qytetit të Mitrovicës.
Këto vizita janë realizuar me qëllim sensibilizimin e nxënësve për temat si: vetëdijesimi për pasojat e mundshme nga martesat e hershme; koordinimi ndërinstitucional për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore me theks të veçantë, mbrojtjen e fëmijëve në mënyrë sa më të theksuar, kur ata janë të ekspozuar nga çfarëdo lloj dhune në familje apo të ndonjë formë tjetër të dhunës.
Ligjëratat e tilla të karakterit sensibilizues dhe parandalues janë mbajtur në shkollat: “Dr. Xheladin Deda”, ”Musa Hoti “, “Bedri Gjinaj “ dhe “Hasan Prishtina”.