Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Shënohet 24 vjetori i Epopesë së Mazhiqit

2022/09/15 - 8:44

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me bashkëpunëtoret e tij, si dhe shoqëruar nga përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve kanë qëndruar në Mazhiq të Shalës së Bajgores, për të përkujtuar 24 vjetorin e Epopesë së famshme të Mazhiqit.
Me këtë rast, kryetari Hamza dhe përfaqësuesit komunal pasi kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buxheta me lule tek dëshmorët e kombit Rifat Zeneli dhe Avni Shabani, kanë thënë se Epopeja e Mazhiqit do të mbahet në mend për heroizmin dhe trimërinë e treguar nga shaljanët andaj me nder dhe respekt të madh përulemi para veprës së lavdishme të dëshmorëve të kombit të cilët janë sakrifica dhe krenaria e kombit tonë.
Më tutje kryetari Hamza dhe drejtuesit komunal kanë marrë pjesë edhe në manifestimin përkujtimor kushtuar Betejës së Kaçanollit, ku së bashku me kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve në Penuhë për të shënuar 24 vjetorin e Betejës së Kaçanollit.