Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

2024/06/18 - 2:07

Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj.Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, z.Bedri Hamza, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së sot është mbajtur mbledhja e 30-të e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Pikat e rendit të ditës për këtë mbledhje të propozuara nga kryesuesja znj.Vesa Broja, u aprovuan nga të gjithë anëtarët e KPF-së që ishin prezent.
Më pas u shqyrtuan pikat e rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Propozim- vendim për lejim të mjeteve financiare nga subvencionet për familjet e prekura nga vërshimet dhe shembja e dheut në Komunën e Mitrovicës; Propozim- vendim për miratim të Nismës për Bashkëpunim Ndërkomunal; Korniza Afatmesme Buxhetore për vitet 2025- 2027 dhe Strategjia për Kulturë për vitet 2024-2027.
Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.