U shënua 26 vjetori i Epopesë së Mazhiqit
2024/09/15 - 11:30
Nënkryetari i komunës, z.Arian Tahiri, së bashku me drejtorët e drejtorive komunale kujtuan dhe nderuan heroizmin dhe trimërinë e treguar nga shaljanët e UÇK-së, në 26 vjetorin e Epopesë së Mazhiqit.
Pjesë e homazheve ishin edhe përfaqësues të shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant z.Rrahman Rama, si dhe familjarë të dëshmorëve.
Me këtë rast nënkryetari z.Tahiri tha se familjarëve u shtrënguam duart duke i lutur për forcë, pasi vepra e bijve të tyre e ka forcuar gjithë Kosovën.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi i të rënëve në Betejën e lavdishme në Mazhiq”, është shprehur ndër tjerash nënkryetari z.Tahiri.