U zgjodh kryetari dhe këshilli i fshatrave Broboniq dhe Koprivë
2023/05/25 - 10:24
Mbrëmë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të fshatrave Broboniq dhe Koprivë.
Në një frymë demokratike, kryetar i Këshillit është zgjedhur aktivisti i shquar i fshatit Broboniq, Isak Hajra, ndërsa këshilli i fshatit do të ketë në përbërje gjithsej 9 anëtarë.
Procesi i përzgjedhjes është realizuar në prani të nënkryetarit të komunës, z.Arian Tahiri dhe anëtarëve të komisionit për zgjedhjen e këshillave lokal, z.Armend Begu dhe znj.Valbona Sadiku.
Nënkryetari z.Tahiri, pasi i uroi suksese kryetarit dhe këshillit të fshatrave, u zotua për bashkëpunim të ngushtë në të mirën e banorëve të fshatrave.