Vazhdon asfaltimi i rrugëve në fshatin Broboniq
2024/11/21 - 3:26
Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, përkatësisht rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Mitrovicë, e në veçanti infrastrukturës rrugore, është duke vazhduar rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve në fshatra në mënyrë që të lehtësohet mënyra e jetës së qytetarëve.
Me këtë rast, për të parë më për së afërmi punët e kryera në asfaltimin e këtyre rrugëve, në vizitë ishte edhe nënkryetari i komunës, z.Arian Tahiri.
Nënkryetari z.Tahiri, tha se kemi vazhduar me trajtimin e rrugëve në fshatin Broboniq, për të krijuar infrastrukturë më të mirë për banorët.
“E kemi thënë se do të trajtojmë me radhë rrugët e qytetit dhe fshatrave, dhe këtë po e bëjmë”, është shprehur ndër tjerash ai.