Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Safet Kamberi

Safet KAMBERI

Kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës

 

Funksionet e mëparshme :

2017 – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

2017 – Zëvendës-Ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
2013 – 2016 – Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.

2009 – 2013 – 2017 – Anëtar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës tri mandate.

2010 – Këshilltar i Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

2005 – 2010 – Udhëheqës  i Sektorit të Rinisë në Komunën e Mitrovicës.

 

Funksionet politike:

2015 – Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës , dega në Mitrovicë dhe anëtar i këshillit të përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

2011 – 2015 – Nënkryetar i degës së LDK-së në Mitrovicë.

2003 – 2005 – 2007 – Kryetar i Forumit të Rinisë, dega në Mitrovicë në dy mandate.

 

Jetëshkrimi:

Safet Kamberi ka lindur në muajin Janar 1980 në Mitrovicë. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Departamenti i Xehetarisë në Mitrovicë. Studimet master në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjisë, Departamenti i Xehetarisë në Mitrovicë.

Safet Kamberi është i martuar, dhe ka  dy fëmijë, dhe jeton në Mitrovicë.