Arian Tahiri është nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut. Ai është gjithashtu që nga viti 2018 kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë dhe nënkryetar i PDK-së në Mitrovicë. Ka lindur me 3 dhjetor 1993 në Mitrovicë.
Arian Tahiri ka dhënë kontribut në qytetin e Mitrovicës që nga fëmijëria, ai ka qenë kapiten i gjeneratës së tij në shkollën e basketbollit “Trepça” që nga viti 2006 deri në vitin 2010. Ai bashkë me bashkëmoshatarët e tij të Mitrovicës i kanë sjell disa tituj të kampionit në nivel Kosove në ligën e pionerave, kadetave dhe juniorëve. Që nga viti 2009 ka qenë basketbollist profesionist në superligën e Kosovës në basketboll, ku në vitin 2012 bashkë me klubin e qytetit “K.B. Trepça” është shpallur kampion dhe fitues i kupës së Republikës së Kosovës. Ai ka qenë pjesë edhe e disa skuadrave të respektuara në superligën e Kosovës deri në vitin 2019.
Karrierën profesionale e ka filluar në vitin 2017, ka punuar në sektorin privat në disa kompani të huaja dhe vendore, në sektorin e financave dhe kontabilitetit. Me profesion është ekonomist dhe politolog. Aktualisht është në fazën përfundimtare të studimeve të doktoratës në South East European University, në drejtimin ekonomiks. Është autor i disa punimeve shkencore që kanë të bëjnë me fenomene ekonomike.
Jeton në Stantërg bashkë me dy prindërit e tij, Nazmijen dhe Enverin.