2024/09/24 - 3:34
Sot, kryetari Erden Atiq dhe stafi i tij morën pjesë në një ceremoni në nder të Afrim Bunjakut, nënkapitenit të Policisë së Kosovës, i cili ra heroikisht në sulmin në Banjskë, duke mbrojtur sovranitetin e vendit tonë. Në këtë rast, kryetari Atiq, së bashku me stafin e tij, i dha nder dhe respekt sakrificës së tij, duke vendosur kurora lulesh mbi varrin në Samadrexhë të Vushtrrisë. Gjithashtu, ata vizituan edhe Banjskën, ku vendosën kurora në pllakën përkujtimore të vendosur në rrugën që tani mban emrin e heroit Afrim Bunjaku, duke theksuar rëndësinë e kujtimit të luftës së tij të paepur për të ardhmen e Kosovës.
t