Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

Kryetari Atiq merr pjesë në homazhet për heronjët Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, si dhe Fatime Hetemi

2024/09/23 - 11:44

Sot, kryetari Erden Atiq, së bashku me kryetarin e Leposaviqit Lulzim Hetemi, morën pjesë në homazhet në Gllanasellë të Drenasit, me rastin e 26-vjetorit të rënies së heronjve të kombit Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, si dhe Fatime Hetemi.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, ata përkujtuan dëshmorët që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës. Sakrifica e tyre është frymëzim për të gjithë që të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të drejtë dhe të lirë. Lavdi përherë për dëshmorët e lirisë!