Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

Lansohet skema e mbështetjes financiare për biznese me koncepte inovative

2024/10/14 - 8:32

Ju njoftojmë se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë , respektivisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) së bashku me projektin LuxDev, ka lancuar skemën e granteve për inovacion që ka për qëllim financimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme – (NMVM) dhe bizneseve Start-up, projektet e të cilave synojnë të zhvillojnë ide inovative për produkte, shërbime dhe procese të reja, ose të përmirësuara (apo kombinimi i tyre), përfshirë përmirësimin e metodave të prodhimit.

Shuma totale e kësaj thirrje është 1,900,000 EUR nga kategoria buxhetore ekonomike e subvencioneve dhe transfereve.
Skema është hapur me 08.10.2024 dhe mbetet e hapur deri me 28.10.2024.

Detajet i gjeni në linkun e KIESA-s https://kiesa.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,5,864 derisa direkt për aplikim mund të lidheni në platformën eKosova https://ekosova.rks-gov.net/568 duke klikuar në butonin “Aplikimi në skemën e granateve të inovacionit për Star-up dhe NMVM”