Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

NJOFTIM PЁR QYTETARЁT – IMPLEMENTIMI I TATIMIT NË PRONЁN E PALUAJTSHME

2024/10/09 - 4:14

Të dashur qytetarë  të Komunës së Mitrovicës Veriore ju njoftojmë se së shpejti edhe nё komunёn tonё do të fillojë implementimi i Tatimit në Pronёn e Paluajtshme.

Nё bazё tё nenit 14, paragrafi 3 i Ligjit 06/L-005 pёr Tatimin nё Pronёn e Paluajtshme, tё gjithё personat qё posedojnё pronё tё paluajtshme, e cila nuk ёshtё e regjistruar nё regjistrat e tatimit nё pronё, duhet ta regjistrojnё atё pronё tё paluajtshme brenda gjashtёdhjetё (60) ditёve kalendarike.

Të gjitha të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë do të përdoren në të mirë të qytetarëve, për investime kapitale si: Ndёrtim dhe renovim të shkollave, kopshteve për fëmijë, kënde lodrash, hapësira sportive, rregullim tё infrastrukturёs (rrugё , ujësjellёs, kanalizim, ndriçim publik, etj.

Personat fizik qё paraqiten vullnetarisht dhe e vetё deklarojnё pronёn e tyre (Shtёpi ose apartament) si vendbanim parёsor do tё ju lejohet zbritje nё vlerёn deri 30,000€ nga vlera e vlerёsuar e pronёs, dhe /ose lirim nё vlerёn deri 50,000€ pёr tokёn bujqёsore.

Gjatё dhe pas kalimit tё afatit tё vetё deklarimit zyrtarёt komunalё tё tatimit nё pronё, sipas nevojёs do tё vizitojnë pronat dhe personat fizik dhe juridik me qёllim tё verifikimit dhe konfirmimit tё tё dhёnave tё vetё deklaruara.

Ftohen të gjithë qytetarët qё të paraqiten vullnetarisht në Zyrën e Tatimit në Pronë nё komunё dhe pёrmes vetdeklarimit tё regjistrojnë pronёn e tyre nё regjistrat e tatimit nё pronё. Pёr shkarkimin e formёs pёr vetё deklarim kliko kёtu.

Për më shumë informata, ju lutemi të paraqiteni në Zyrën e Tatimit në Pronë nё Komunёn e Mitrovicёs Veriore, nё katin pёrdhes-zyra nr. 7 me adresë të Komunёs “Lagjja e Boshnjakve”.

 

KONTAKTI: Email: mitrovica.veriore@rks-gov.net                                                                                                                                Tel: 038 200 34 844