Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

Sistemohen brenda hapësirave të tregut shitësit ambulantiv

2024/06/18 - 9:17

Pas kërkesës së qytetarëve për sistemimin e shitësve ambulantiv brenda hapësirave të tregut, janë evidentuar shitësit të cilët aktivitetin e tyre e kanë realizu në trotuare me ç’rast përveç se kanë bë shitjen e produkteve në rrethana jo adekuata, të njëjtit edhe kanë pengu lëvizjen e lirë duke vendos mallra në trotuare.

Vendosja e tyre brenda hapësirës së destinuar për shitje, do të mundësoj funksionimin më të mirë të tregut si dhe sigurohet që mallrat mos të ekspozohen në hapësira të papërshtatshme, dhe njëherit edhe nuk pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve.

Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin e tyre me institucionin e komunës së Mitrovicës Veriore, si dhe shitësit ambulantiv për mirëkuptimin e tyre ndaj këtij riorganizimi.