DREJTOR I DREJTORISË PËR SHËRBIME PUBLIKE, INFRASTRUKTURË, INSPEKCION DHE RASTE EMERGJENTE
Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Infrastrukturë, Inspekcion dhe Raste Emergjente
Fatir Berzati
Ditëlindja:
Tel: 028-590-022
E-mail: fatir.berzati@rks-gov.net
Shkollimi:
CV Forma:
Drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë, Inspekcion dhe Raste Emergjente është përgjegjëse për performancën e detyrave si në vijim:
- Mbikëqyrjen dhe aplikimin e ligjeve dhe akteve tjera ligjore në fushën e ndërtimit, tregut, sanitarisë, veterinarisë, bujqësisë, mbrojtjes së ambientit, trafikut urban-komunikacionit, hidroekonomisë, rrugëve etj;
- Implementimin e praktikave të inspekcionit të tregut duke përfshirë shitjen ilegale të të mirave materiale, afatin e përdorimit të artikujve, ushtrimin e biznesit në pajtueshmëri me orarin e punës;
- Të sigurojë mbrojtjen efektive të konsumatorit, fillimisht përmes inspektimit të artikujve ushqimor, mishit, shpezëve dhe prodhimeve të qumështit;
- Të sigurojë standarde të larta në lëmin e mbrojtjes së ambientit, kushteve sanitare dhe higjienës publike ku përfshihen: inspektimi i cilësisë së ujit dhe metodat e hedhjes së mbeturinave;
- Mbikëqyrë implementimin e Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), planeve zhvillimore urbane (PZHU), planeve rregulluese urbane (PRRU), kushtet e lokacionit dhe të ndërtimit, përkatësisht të rikonstruimit të objekteve industriale, të objekteve për prodhim dhe qarkullim të mallrave, të ndërtesave banesore dhe ndërtesave tjera, të varrezave, objekteve për furnizim me ujë, objekteve të komunikacionit;
- Të zbatojë inspektimin në lëmin e ndërtimit dhe rindërtimit, për të siguruar pajtueshmërinë me rregullat e ndërtimit dhe planifikimit, me theks të posaçëm në ndërtimin ilegal;
- Të sigurojë inspektimin në lëmin e shërbimeve komunale, me theks të veçantë në transportin publik, duke inspektuar shërbimet e autobusëve, lejet e taksive dhe objektet transportuese publike;
- Ekzekuton vendimet, përcjell, evidenton dhe ndërmerr masa ligjore ndaj subjekteve-operatorëve që kryejnë veprimtari joligjore nga kompetenca e kësaj Drejtorie;
- Përgatitë aksione konkrete për eliminimin e të metave që paraqiten në raste konkrete në bashkëveprim me organet tjera kompetente si dhe bashkëvepron me subjektet shtetërore si: policia, gjykata, prokuroria, etj.;
- Të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë në bashkëpunim të ngushtë me drejtoritë tjera të Komunës.