SEKTORI I INSPEKCIONIT TË NDËRTIMIT
Inspekcioni i Ndërtimit
- Inspektimin e ndërtimeve, instalimeve, renovimeve, zgjerimeve, ndryshimeve, shndërrimeve si dhe inspektimin e rrënimit të çfarëdo ndërtese apo strukture, përjashtuar punët e zakonshme për mbajtjen e ndërtesave për të cilat nuk nevojitet leje ndërtimi;
- Inspektimi i kushteve urbanistike-teknike;
- Inspektimi i dokumentacionit teknik (projekti i ndërtimit, lejet e ndërtimit, inspektimi i lejeve të përdorimit të objekteve);
- Mbikëqyrja e rrenimit të objekteve të ndërtuara pa leje, përpilimi i prosecverbaleve dhe dhënia e vendimit për ndërprerjen e punimeve ndërtimore;
- Ushtron fletëparaqitje kur vlerëson se ka shkelje të dispozitave kundërvajtëse dhe të ligjit penal;
- Inspekton kushtet dhe masat e sigurisë që kanë të bëjnë me sigurimin e objektit dhe të objekteve përreth, si dhe masat e sigurisë përreth këtyre objekteve;
- Vërtetimi i dokumenteve burimore, të cilat investitori duhet t’i ketë në dispozicion në vend ndërtimin në përputhshmëri me ligjin;
- Përpilimi i procesverbaleve për gjendjen e punimeve në vend ndërtim, për respektimin ose mosrespektimin e kushteve të përcaktuara për ndërtim, cilësinë e punimeve dhe të materialit ndërtimore;
- Marrja e vendimeve për ndërprerjen (pezullimin) e punimeve, deri në evitimin e parregullsive tekniko- procedurale;
- Kryen çdo punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me rregulloret e Komunës.