SEKTORI I INSPEKCIONIT TË SHËRBIMEVE KOMUNLE
Inspekcioni i Shërbimeve Komunale dhe Transportit Rrugor
- Mbikëqyrin dhe parandalon keqpërdorimin e ujit të pijshëm për larjen e rrugëve, sipërfaqeve publike, autolarje, mbushjen e puseve, ujitjen e kopshteve etj;
- Mbikëqyrin ndërhyrjen (prerjen) e rrugëve publike pa leje, të trotuareve dhe të sipërfaqeve tjera publike dhe merr masa adekuate ligjore;
- Mbikëqyrin mirëmbajtjen e rrugëve, trotuareve, shesheve, parqeve, varrezave, tregut të gjelbër, terreneve sportive dhe sipërfaqeve tjera publike, mbikëqyrin hedhjen e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara, mbikëqyrin zbrazjen pa leje të materialeve ( rërës, dheut, të materialit tjetër ndërtimor) që pengojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve;
- Mbikëqyrin ekspozimin e mallrave jashtë lokaleve afariste, ndalimin e shfrytëzimit (vendosjes) pa leje të hapësirave publike, mbikëqyrin vënien e mbishkrimeve, reklamave, vitrinave, objekteve publike dhe higjienike, hoteliere, sallave publike;
- Mbikëqyrin vënien e panove dhe të reklamave;
- Mbikëqyrin zbatimin e dispozitave ligjore nga lëmi i komunikacionit të mjeteve motorike në qarkullimin publik;
- Mbikëqyrin kontrollimin dhe marrjen e masave të parapara ligjore kundër transporteve ilegale dhe të atyre që nuk respektojnë orarin e përcaktuar nga organi kompetent;
- Kryejnë punë të tjera të ngjashme të përcaktuara me ligj dhe me rregulloret e Komunës.