Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

SEKTORI I PLANIFIKIMIT

Sektori  i Planifikimit

  1.  Koordinon punët  në  hartimin e Planeve të Rregullimit  për lagjet urbane dhe jashtë urbane  të  hapësirës,   me  organet  dhe  subjektet e  specializuara  që merren  me planifikimin dhe rregullimin e hapësirës:
  2. Mbledh, përpunon  dhe plotëson   dokumentacionin   e zhvillimit     hapësinor,  në harmoni me Ligjin për planifikimin hapësinor dhe dispozitat tjera të nxjerra ne baze të tij:
  3. Përcjellë planifikimin urbanistik,  projektimin  dhe merret me zbatimin  e tyre:
  4. Propozon dhe zbaton rregullativen ligjore nga  lëmi i  planifikimit hapësinor: planit zhvillimor të   Komunës,  planit  zhvillimor  urban,  planit  rregullues  urban,  si  dhe rregullativën nga lëmi indërtimeve investive;
  5. Ështëkompetente   për dhënien  e  lejeve  për shfrytëzimin   e sipërfaqeve   publike,  para lokaleve afariste,  duke përfshirë  hapësirat  publike  për vendosjen e  tavolinave dhe karrigeve           paradyqaneve të pavarura   që ushtrojnë  veprimtari    hoteliere,    foltoret   publike, vendosja e gjeneratoreve statik, stenda lëvizëse për shitjen e librave, frigoriferëve për akullore dhe  pije  freskuese, si dhe veprimtaritë tjera të lejuara në bazë të  Ligjit, udhëzimit administrativ dhe rregulloreve komunale;
  6.  është  kompetente  për  dhënien   e  Lejeve për  pano reklamuese,  bilborda, reklama ndriçuese,   city-lightave  etj;
  7. Angazhohet në  Komisionin  për kontrollim teknik  të  punëve të   ndërtimit,  punëve teknike rreth ndriçimit publik dhe mirëmbajtjen e rrjetit publik dhe sinjalizimit;
  8. Mban evidencë dhe shënime për objekte të djegura apo të shkatërruara gjate luftës;
  9. Angazhohet  në  mënyrë  aktive  në procesin   e   mbikëqyrjes   profesionale gjatë ekzekutimit të punimeve të nderimit, rindërtimit,  si dhe pranimit  teknik të objekteve në bazë të Ligjit për ndërtimin.