Republika e Kosoves

Novobërdë

Asfaltimi i rrugës lokale në fshatin Izvor lagjja  Gosalc komuna e Novobërdës

2019/10/09 - 10:15

Komuna e Novobërdës po vazhdon  me rregullimin e rrugëve lokale, momentalisht punimet po kryhen  në përgatitjen për asfaltim në lagjen Gosalc.

Sipas  fjalëve të Kryetarit asfaltimi  duhet  të  filloj  këtyre  ditëve menjëherë  pas pëgatitjes, kurse  mjetet për  asfaltimin e  kësaj pjese të rrugës  janë  siguruar nga buxheti i qeverisjes  lokale   të Novobërdës. Gjatë  vitit presim  që pas  kryerjes  së  kësaj pjese të rrugës  do të  vazhdojmë  me rregullimin  edhe në  rrugët  e tjera lokale, kështu që sipas planit  ton brenda  disa  viteve të  gjitha rrugët  lokale  në  Novobërdë do të  jenë  të asfaltuara, theksoi Ivanoviq.