Republika e Kosoves

Novobërdë

Asfaltimi i rrugës lokale në fshatin Pasjak, Komuna e Novobërdës

2019/12/17 - 9:53

Komuna e Novobërdës po vazhdon punën e saj për ndërtimin e rrugëve, dhe një pjesë e rrugës në fshatin Pasjak aktualisht është duke u shtruar.

Kontraktori është kompania “Globe Construction” nga Gjilani, dhe punimet janë financuar nga buxheti i komunës së Novobërdës. Gjatë vitit, presim që pasë përfundimit të punëve të filluara në këtë fshat do të punojmë në ndërtimin e më shumë rrugëve locale edhe në fshatrat tjera. Këtë vit kemi përfunduar rrugët në fshatrat Tularr, Llabjan, Jasnovik, Izvor dhe rrugën për në Kishën e Sv. Nikolla në Makresh, tha  Kryetari Ivanoviç.

Sipas Kryetarit, fondet për asfaltimin e rrugëve lokale janë alokuar nga buxheti i vetëqeverisjes lokale dhe në periudhën në vijim punimet do të kryhen sipas planit të planifikuar dhe dinamikës. Gjatë ditëve në vazhdim, do të punohet për përgatitjen e shtrimit të asfalltit edhe në disa fshatra të tjerë, dhe sipas kontraktorit, gjithçka do të përfundojë brenda kohës së përcaktuar.