Republika e Kosoves

Novobërdë

Debat Publik

2013/06/10 - 12:00

Do të mbahet debat publik me temë  “Planifikimi i buxhetit me pjesëmarrje aktive të qytetarëve” 
 

                                                                                           NJ O F T I M  P U B L I K
 
 
Komuna e Novobërdës e mbështetur nga projekti për qeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, NJOFTON – QYTETARËT, se me qëllim të ngritjes së nivelit të pjesëmarrjes së qytetarëve në planifikimin e buxhetit komunal si dhe transparencës së institucioneve komunale në shpenzimin e parasë publike, organizon debatin publik me temë : “Planifikimi i buxhetit me pjesëmarrje aktive të qytetarëve” 
 
Debati publik , mbahet më  17.06.2013  me fillim në ora; 10:00  në lokalet e restorant “Lura”në Makresh
 
Komuna e Novobërdës – Drejtoria Për Buxhet dhe Financa, në bazë të ligjit për menaxhimin e financave publike, në muajin qershor fillon procesin e planifikimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2014/16. Procesi i planifikimit të buxhetit komunal, përfshinë planifikimin e gjitha kategorive buxhetore të komunës duke filluar nga: pagat dhe mëditjet për administratën komunale, shërbime dhe mallra, shërbime komunale, subvencione si dhe investime kapitale.
 
Prandaj, pjesëmarrja e publikut në planifikimin e buxhetit komunal , ka një rëndësi të madhe që ky planifikim të bëhet në mënyrë sa më të drejtë dhe komform interesave të qytetarëve. 
 
Në debatin për planifikimin e buxhetit komunal janë të ftuar për marrin pjesë: përfaqësues të institucioneve komunale, projektit LOGOS, partive politike, këshillave të fshatrave, bizneset, profesor, arsimtarë, përfaqësues të bashkësive fetare, shoqatave dhe organizatave jo qeveritare, mediave etj.
 
Ju faleminderit!