Republika e Kosoves

Novobërdë

DIGJET PLEMJA NË FSHATIN E NOVOBËRDËS MANISHINCË

2019/04/24 - 12:50

Banorit  Jovan  Stojanoviq  nga  fshati Manishincë  komuna e Novobërdës i cili  është  edhe  pjesëtar i Policisë  së Kosovës, më dt.:23. Prill 2019. i është  djegur  plemja  hapësira  ndihmëse  për  ruajtjen  e  ushqimit për  kafshë.
Ky rast  i pa mëshirshëm  ka  ndodhur  në  orët e hershme  të mëngjesit saktë  rreth  orës  05:00, dhe  të  gjitha  rrethanat  tregojnë  se  zjarri  është  i qëllimshëm.
Policia  e Kosovës  ka  dal  në  vendin e ngjarjes dhe ka bërë  hetimet dhe  të  gjithë shpresojnë  se  do të  ketë sukses dhe  kryesit   të  dalin  para  drejtësisë. Dëmi i shkaktuar  është   mbi dy mijë  euro, të  lënduar  nuk ka pasur.
Banorët po shihen se  janë  të shqetësuar  dhe  konsiderojnë   që  ky  është  një presion  në  këta  banorë  të  cilët  kanë  mbetur.
Kryetari i Komunës së Novobërdës ka  dënuar  këtë akt  dhe  ka  theksuar  se organet e  sigurisë  si  ato lokale   njashtu  edhe  ato ndërkombëtare  kanë  shtuar pranin  e tyre  në këtë  komunë  dhe  shpresohet që  të   arrihet deri  te rezultatet pozitive.  Komuna  do të ndihmoj të  dëmtuarin  në  pajtim  me  mundësit  e saja.