Republika e Kosoves

Novobërdë

Është mbajtur mbledhja e tretë e rregullt e KK-ës së Novobërdës.

2018/03/30 - 2:01

Në sallën e kuvendit me fillim në ora 11:00 është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Novobërdës. Në kuvend përveç anëtarëve të KK-ës kanë marrë pjesë edhe: Drejtor të Drejtorive dhe një numër i qytetarëve. Mbledhjen e ka hapur Kryesuesi i Kuvendit Komunal z.Nebojsha Arsiq. Për këtë kuvend ishte i paraparë ky rend dite:

1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K;

2. Raporti i Drejtorisë së Arsimit për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë;

3. Informata e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për ndryshimet në Rregulloren mbi orarin e punës së bizneseve;

4. Shkarkimi i komisionit të vjetër dhe formimi i komisionit të ri për ndryshimet në Rregulloren për pagesën e tatimit në pronë;

5. Bartja e mjeteve të pa shpenzuara nga viti 2017 në vitin 2018, nga të hyrat vetanake;

6. Të ndryshme.

Pas aprovimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kuvendit Komunal dhe pas diskutimeve është aprovuar si në vijim:

1. Raporti i Drejtorisë së Arsimit për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë;

2. Informata e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për ndryshimet në Rregulloren mbi orarin e punës së bizneseve;

3. Shkarkimi i komisionit të vjetër dhe formimi i komisionit të ri për ndryshimet në Rregulloren për pagesën e tatimit në pronë;

4. Bartja e mjeteve të pa shpenzuara nga viti 2017 në vitin 2018, nga të hyrat vetanake.

Mbledhja e tretë e rregullt ka përfunduar në ora 12:15.