Republika e Kosoves

Novobërdë

KRYETARI I KOMUNËS SË NOVOBËRDËS DËNOI INCIDENTIN E FUNDIT NË FSHATRAT BOLEVC DHE JASENOVIK

2019/03/14 - 9:15

Kryesit e pa njohur mbrëmë kanë  kryer vepër  të  rëndë  vjedhjeje të grupit të  kafshëve në fshatrat Bolevc dhe Jasenovik të komunës  së Novobërdës.

Janë  dëmtuar tri familje të cilat  merren me blegtori.

Familjes  së Nikolla Maksimoviqit e cila numëron tetë anëtarë të familjes  i kanë vjedhur lopën dhe mëshqerrën, familjes Igor Maksimoviqit i është vjedhur  një lopë dhe  viçi të  racës simentale, familjes  shqiptare  tetë anëtarësh të Jakup Mustafës i është vjedhur viçi, dëmi vlerësohet të  jetë rreth 5000€.

Familjes Nikolla Maksimoviqit  i është  gjetur  lopa e mbytur rreth 500 metra  larg stallës  së familjes e lidhur për druri.

Policia  ka  dal  në vendin e ngjarjes dhe  kanë bërë hetimet, mirëpo banorët sipas  rezultateve të tyre  në dhjet vitet e fundit janë skeptik në zgjidhjen e këtyre rasteve.

Kryetari i komunës  së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq në  mënyrë të fuqishme ka dënuar ngjarjet e fundit  të vjedhjeve në fshatrat Bolevc dhe Jasenovik  duke  kërkuar  nga  institucionet relevante mbrojtje për qytetarët e varfër në komunën e Novobërdës.