Republika e Kosoves

Novobërdë

Kryetari i Komunës së Novobërdës dënoi vjedhjen që ndodhi në Kufc të Epërme

2019/01/09 - 2:21

Kryetari i Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq  ka  dënuar vjedhjen e kafshëve   dhe  automjeteve e  cila  ka ndodhur në Kufc të Epërme dhe  ka apeluar  te të  gjitha institucionet  që të parandalojnë  këto incidente të  cilat bartin  një  shqetësim tek banorët.

Edhe  kësaj  here kanë pësuar banorët e  Kufcës  së Epërme komuna  e Novobërdës.

Svetozar Stajiqit i është  vjedhur  automjeti i tipit  “bmv“  dhe  të  gjitha mjetet të  cilat  kane  ndodhur në garazh, Branisllav Deniqit  i është  vjedhur automjeti i tipit  „opel astra“ , kurse  Bozhidar  Deniqit  ju  është vjedhur  një Dem.

Në  periudhën  e  fundit  në Kufc të Epërme vjedhjet janë  më të  shpeshta , është  vjedhur   numër  i madh  i kafshëve, automjeteve dhe  pajisje  bujqësore.

Kryetari z.Ivanoviq theksoi  se  vjedhjet  e  shpeshta  po  demoralizojnë  njerëzit  sepse  jetojnë  me  frikën  se  do t’i u vidhen të  gjitha  çka  i  kanë bërë  me punën e mundimshme.