Republika e Kosoves

Novobërdë

Kryetari i komunës së Novobërdës në kabinetin e tij priti përfaqësuesit Socio-Projektit

2019/01/23 - 3:46

Gjatë  ditës  së sotme kryetari Ivanoviq  bisedoi me  përfaqësuesit  e Socio-Projektit për  detajet e projektit momental për  zhvillimin e  agrobiznesit  në komunën e Novobërdës.

Kryetari theksoi  se  komuna  e Novobërdës është  për  zhvillimin  e bujqësisë  dhe  agrobiznesit  ku  për  këtë  komuna  ka  potenciale  të mira. Po mundohemi  që  me  projekte  të ndryshme  të  ndihmojmë  zhvillimin e bujqësisë.

Jam  shumë  i kënaqur  që  komuna  e Novobërdës  është  e kyçur  në  realizimin e këtij projekti  ku  do  të  jetë  një  shtyse për  të  rinjtë që  të  vazhdojnë  që  të merren  me bujqësi  dhe  me  këtë   edhe  të sigurojn   ekzistencën/ të ardhurat për  familjet  e  tyre.

Në  periudhat e më  hershme jemi  ballafaquar  me   një  migrim  të madh  të banorëve  në  qytetet  e  afërta, mirëpo  me  një strategji të mirë  të  zhvillimit  të  bujqësisë  kemi  pasur  sukses  që  një  numër  të   madh  të  të  rinjve  t’i mbajmë në  fshatra mu  me  këtë  pikëpamje të  arritshmëris.

Përfaqësuesit  e Socio-Peojektit falënderuan  Kryetarin për  pritjen dhe  theksuan se komuna  e Novobërdës  do të  jetë  e kyçur  vazhdimisht  gjatë  realizimit  të  këtij projekti  që  të  mundë  të  gjitha grandet  të  realizohen  me sukses.