Republika e Kosoves

Novobërdë

KRYETARI I KOMUNËS SË NOVOBËRDËS VIZITOI FAMILJEN SHTATË ANTARSHE NË FSHATIN KOZNIC

2020/12/16 - 1:52

Familja shtatë anëtarëshe e Ismet Ymerit, i cili jeton në fshatin Koznicë, u vizitua sot nga Kryetari i Komunës së Novobërdës, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Me atë rast, familjes Ymeri iu dha ndihmë me ushqime dhe produkte higjienike, si dhe pako të Vitit të Ri për anëtarët më të rinj të kësaj familje, por gjithashtu u është premtuar kujdes i mëtejshëm nga Komuna. Ky akt është një formë tjetër e solidaritetit dhe përgjegjësisë së Komunës për të siguruar ndihmë adekuate për ata në nevojë, në përputhje me aftësitë e saj. “Qëllimi i këtyre vizitave është të dëgjojmë problemet e qytetarëve tanë, në mënyrë që të gjithë të përfshihemi dhe t’i zgjidhim ato. Prioriteti ynë është të sigurojmë jetë sa më të mirë për të gjithë, veçanërisht për ato kategori të popullsisë që kanë më shumë nevojë për ndihmë “, tha z. Ivanoviq.