Republika e Kosoves

Novobërdë

KRYETARI I NOVOBËRDËS DËNOI ICIDENTIN QË NDODHI NË FSHATIN KUFC E EPËRME

2019/03/12 - 2:47

Kryetari i Novobërdës Svetisllav Ivanoviq  fuqishëm  dënoi vjedhjen  e  fundit të kafshëve në  këtë  komunë. Kryetari i Novobërdës Svetisllav Ivanoviq  fuqishëm  dënoi  vjedhjen  e  fundit  të kafshëve  në  këtë  komunë.

Goran Stojanoviqit  nga  fshati Kufc  e Epërme  i  është  vjedhur  Demi/biku me peshë  rreth 400kg  me vlerë  rreth  njëmijë  euro. Stojanoviqit  janë përpjekur   që  t’ia vjedhin  edhe  Demin tjetër, mirëpo  këtë  e  ka  parandaluar fqiu i tij.

„Në  komunën ton vjedhjet  janë  gjithnjë  e më të  shpeshta,  kohëve  të  fundit   janë  vjedhur  një  numër  i madh i kafshëve  dhe  automjete“, theksoi  Ivanoviq. Me  këtë rast  Kryetari  Ivanoviq është takuar  me  përfaqësuesit e KFOR-it (LMT-a)  dhe  ka  biseduar  për  gjendjen aktuale  dhe  ka  apeluar  te  institucionet përkatëse që të  ballafaqohen  me problemet  e  këtilla dhe  të  zgjidhen  në  mënyrë adekuate që  të ofrohet  siguri për  të  gjithë qytetarët në territorin e komunës  së Novobërdës.